Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka akuzuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Dakën, për votat e mërgimtarëve.
Ai ka thënë se Daka i ka shumë borxh mërgatës, përcjell Bota sot.
Sipas tij, vlera e dërgimit të votës me postë, do të kushtojë miliona euro.
Postimi i Hoxhës në Facebook:
Duhet ta mendojmë mirë shumën që Valdete Daka ia ka borxh mërgatës. Mendoni që vlera e dërgimit të votës me postë të thjeshtë do të kapë shumën e miliona eurove!
Çfarë nuk bën mërgata për atdheun e vet! Çfarë nuk bën Valdete Daka dhe regjimi i vjetër kundër mërgatës!