Avdi Morina, kandidat i Nismas për deputet nga Malisheva nuk e ka ditur se nga e ka marrë nofkën “Çeliku”, lideri i partisë së tij Fatmir Limaj.
“Nofkën nuk e di kush ja ka lanë por e di se ai e ka dëshmuar veten në luftë”, ka thënë Morina, kur u pyet nga gazetari në emisionin “Frontal”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për deputet nga AAK’ja, Kastriot Berisha.
Ai tregoi se nga e mori Limaj nofkën “Çeliku”.
“Nofkën ‘Çeliku’ ia ka lanë Rexhep Selimi. Ai kështu e ka emërtuar njësitin dhe pastaj edhe Limaj e ka marrë këtë nofkë. Marre mos me dit ti”, ka Berisha.