Analistja e çështjeve politike Luljeta Aliu, ka sqaruar se si duhet të votohet në fletëvotimet e zgjedhjeve më 14 shkurt.
Ajo ndër tjerash, ka thënë se vota për Albin Kurtin me numrin 1 nuk humbet, pasi vota i shkon Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
Kujtojmë që Kurtit i është ndaluar kandidimi për deputet nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë i Aliut në Facebook:
Të dashur qytetarë
Një sqarim në lidhje me votën e juaj me 14 shkurt: Fletëvotimi në anën e majtë i përmban numrin dhe emrin e subjektit politik. Në anën e djathtë i gjeni numrat prej 1 deri 110. Për fletëvotim të vlefshëm duhet të shënjoni (me kryqëzim ose tik mbi numrin e subjektit) vetëm njërin subjekt politik. Me kaq fletëvotimi është i vlefshëm për subjektin politik.
Nëse dëshironi dëshironi të shprehni preferencën edhe për kandidatët e juaj të preferuar, atëherë nga numrat prej 1 deri 110 në anën e djathtë, i shënjoni brenda katrorit numrat e kandidatëve.
Tani në lidhje me pyetjet që m'i keni dërguar rreth vlefshmërisë së votës për z. Kurti: ajo votë për numrin 1 nuk humbet për LVV, veçse si deputet nuk mund të zgjidhet, por vota i shkon subjektit. Kështu që ju keni të drejtë secilin numër në listë ta zgjidhni dhe prapë fletëvotimi është i vlefshëm.
Na priftë e mbara!
