Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se sa ministri do t’i ketë qeveria e tij, nësë arrin të shpallet kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kurti në “Debat Përnime”, u shpreh se qeveria e re nuk do të ketë më shumë ministri se në qeverinë e kaluar.
“Nuk kemi me pas më shumë se 15 ministri, ashtu siç i kemi pasur në qeverinë e pranverës 2020”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.
Po ashtu, ai foli edhe për numrin e zëvendësministrave, pasi dihet se numri i këtyre të fundit është tejet i lartë.
“Ndërsa për zv/ministrat, tha që çdo ministri do t’i ketë nga 2 zëvendësministra”, theksoi Kurti.