Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do ta kthejnë reciprocitetin me Serbinë.
“LVV së pari do ta aplikojë gjuhën e reciprocitetit në të gjitha sferat edhe në atë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë atje të trajtohen njëjtë sikurse serbët që trajtohen këtu në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.
Më tej Konjufca ka thënë se edhe librat shqip do të dërgohen në Luginë me reciprocitet, pasi serbët që jetojnë në Kosovë i marrin librat nga atje.
“Nëse Serbia e pamundëson dërgimin e librave në Luginë, ne do të reagojmë me reciprocitet”, ka shtuar më tej ai në DebatPernime.