Si do të kompensohen nëna dhe babai për pushim të lehonisë? Flet Kurti

Aktuale

Si do të kompensohen nëna dhe babai për pushim të lehonisë? Flet Kurti

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka premtuar se pushimi i lehonisë do të bëhet 12 muaj, por nuk ka treguar se si do të bëhet kompensimi i ndërmarrjeve.

Ai tha se pushimi duhet të ndahet mes dy prindërve.

“Duhet ta ndajnë të dy prindërit pushimin e lehonisë dhe barrën do ta ndajnë shteti me ndërmarrjet përkatëse”, tha ai.

Kurti ka thënë nuk e din akoma se si do kompensohen ndërmarrjet nëse vendoset që pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj.

“Ne këtë nuk e kemi vendosur ende sepse na duhet një dialog me sindikatat dhe ndërmarrjet”, u shpreh ai.

Kurti këtë premtim e bëri gjatë hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat