Gashi tregon si u prishën raportet me amerikanët: Kurti favorizonte BE-në para SHBA-ve

Aktuale

Gashi tregon si u prishën raportet me amerikanët: Kurti favorizonte BE-në para SHBA-ve

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:18
Arben Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka folur për prishjen e raporteve me SHBA-të nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Filloj çështja e Kosovës të bëhet problem mes ShBA dhe Bashkimit Evropian sepse Kurti thoshte se unë do të merrem me BE-në për çështje të normalizimit dhe jo me Shtetet e Bashkuara. E ka favorizuar Lajçakun dhe Borellin të cilët janë përfaqësues të dy shteteve që bnuk e njohin Kosovës”, ka thënë Gashi në Kanal 10.

Ai ka thënë se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar edhe letër duke i thënë Kurtit të mos rrezikojë raportet me Shtetet e Bashkuara, për ndryshe LDK-ja do të largohet nga koalicioni menjëherë pas pandemisë.

Gashi ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut ka ardhur si provokim për prishjen e koalicionit, pasi që Kurti e ka parë se LDK-ja nuk pranon prishjen e raporteve me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat