Gashi: Vjosa tha se është i papranueshëm shkarkimi i Veliut, por ja çka ndodhi më pas

Aktuale

Gashi: Vjosa tha se është i papranueshëm shkarkimi i Veliut, por ja çka ndodhi më pas

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:43
Vjosa Osmani dhe Arben Gashi

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se Vjosa Osmani në mbledhjen e fundit të LDK-së, ishte kundër shkarkimit të Agim Veliut.

Gashi, tha se kur kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, shkarkoi, ministrin e Brendshëm, Agim Veliun, Vjosa Osmani, ishte kundër, por më pas ndërroi mendje, duke e parë se ishte popullore të jesh kundër zotit Veliu.

“Ajo tha në mbledhjen e fundit në LDK, se shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është i papranueshëm, pa marrëveshje”, u shpreh Gashi në Kanal10.

“Më pas e pa që është popullore që të jesh kundër Agim Veliut, dhe ajo ndryshoi qëndrim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat