Albin Kurti tregon çka ndodhi gjatë vizitës në veri me Vjosa Osmanin dhe a ka mundur të planifikohet më mirë

Aktuale

Albin Kurti tregon çka ndodhi gjatë vizitës në veri me Vjosa Osmanin dhe a ka mundur të planifikohet më mirë

Nga: G.B Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 07:34
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka folur për vizitën në veri të Mitrovicës ditë më parë, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Ai tha se ata kishin përfunduar takimin në Kodrën e Minatorëve dhe më pas kur donin të largoheshin, disa qytetarë nuk deshën t'i lejojnë të largohen.

"Ne kishim plan që të shkojmë në Kodrën e Minatorëve, për takim me qytetarët, në paralelen e ndarë që është, kontejner praktikisht, nuk është tamam shkollë dhe bashkë me presidenten e tyre, zonjën Vjosa Osmani ishim aty, mbajtëm fjalimet tona, bashkëbiseduam me qytetarët dhe kur ishim duke dalë prej aty, në një ndërtesë përballë bërtisnin disa qytetarë që ishin nëpër ballkone, një pjesë e tyre zbritën poshtë dhe kanë tentuar që mos të na lënë të largohemi prej aty. Ne e kishim përfunduar tubimin dhe natyrisht që nuk na ndalën sepse ne e kishim konvojin tonë e ata kishin piskamat e tyre dhe vazhduam takimet e tjera", deklaroi Kurti, përcjell Bota sot.

I pyetur nga Jeta Xharra se a do të duhej të planifikohej më mirë dhe të mos ktheheshin prej Urës së Ibrit, ai tha se nuk kanë mundur ta planifikojnë më mirë.

"Nuk mendoj që kemi mundur të planifikojmë më mirë sepse veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Kosovës dhe ne do ta normalizojmë gjendjen atje, duke u sjellë sa më normalisht e jo duke planifikuar në mënyrë të tepruar", u shpreh ai në kallxo./BS/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat