Kreu i VV-së, Albin Kurti dha mbrëmë se nëse vije në pushtet, do t’i rishqyrtojë të gjitha vendimet e marra në kohën e qeverisë Hoti.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, këtë paralajmërim të Kurtit e ka krahasuar me Vladimir Iliç Leninin e Rusisë komuniste.
Postimi i plotë i Gecajt:
“Kurti: Sapo ta marrim qeverinë do t’i shfuqizojmë vendimet e Hotit” …
… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …