Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, tashmë drejtor i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se mosrespektimi i masave anti-COVID nga partitë politike tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Peci theksoi se “mendësia e partive politike në vend nuk është as në shërbim të qytetarëve dhe shtetit, por në shërbim ekskluziv të pushtetit partiak”.
“Mosrespektimi i masave për mbrojtje prej COVID-19 nga partitë politike në Kosovë tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse, e cila nuk është as në shërbim të qytetarëve dhe shtetit, por në shërbim ekskluziv të pushtetit partiak.
Ta ruajmë veten nga vetvetja, se shkuam dëm!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.