Diaspora e Kosovës, për zgjedhjet e 14 shkurtit mund të votojë vetëm përmes postës.
Por deri tek votimi, duhen kaluar disa pengesa.
E njëra ndër ato pengesa, po del të jetë vetë faqja zyrtare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Kjo pasi, linku ku bashkëatdhetarët që dëshirojnë ta dijnë se a e kanë emrin në listë për të votuar përmes postës është jashtë funksionit.
Linku në fjalë në rast të klikimit nga qytetarët nuk është i qasshëm.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/05/auto_linku1612521002.png)