Kandidati për deputet nga VV, Dimal Basha, ka thënë se do ta votojë Albin Kurtin, pasi dëshiron të dërgojë mesazh tek KQZ dhe të gjitha institucionet e Prontos që ndoshta ata e ndalojnë, por siç ka shkruar ai “për ne Albini mbetet NJËSHI i vetëm legal e legjitim”, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë komisionerë e vëzhgues në secilën pikë dhe do t’i numërojmë në fund votat e Albinit.
Së treti, ai ka bërë thirrje që të votohet VV, Kurti dhe 4 kandidatë të tjerë dhe vota e tyre do të jetë e vlefshme.
Postimi i tij i plotë:
A shpallet e pavlefshme nëse votohet Albin Kurti?
E para, unë do ta votoj Albinin, sepse du me çu mesazh tek KQZ dhe të gjitha institucionet e Prontos që ndoshta ju e ndaloni, por për ne Albini mbetet NJËSHI i vetëm legal e legjitim!
E dyta, ne kemi komisionerë e vëzhgues në secilën pikë dhe do t’i numërojmë në fund votat e Albinit.
E fundit, votojeni 127, votojeni Albinin dhe 4 kandidatë tjerë, dhe po, prapë vota juaj do të jetë e vlefshme.