Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson vizitoi IPK-në.
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë z. Edward Anderson me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast të njëjtit i uruan suksese në pozitën e Kryeshefit të IPK-së, duke shprehur gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme të IPK-së që do të ndikojë në fuqizimin e kapaciteteve në ushtrimin efektiv të rolit mbikëqyrës ndaj policisë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për IPK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale.