Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ditëve të fundit ka marrë kritika dhe është përballur me akuza të rëndë, shkaku i moscertifikimit të disa personave për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mirëpo, krahas kritikave, Daka po mbështetet nga profesor dhe njohës të çështjeve politike.
Madje, analisti politik, Rexhep Shahu përmes një postimi në Facebook, e ka propozuar Valdete Dakën për Presidente të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Valdete Dakën unë do ta propozoja Presidente të Kosovës pasi ajo u bë gardiane e mbrojtjes së ligjit dhe Kushtetutes në Kosovë.