Kandidatja për deputete e cila garon me Listën Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka thënë se avokati Dastid Pallaska ka urrejte patologjike ndaj saj.
Këto deklarata i dha Osmani pasi Pallaska konstatoi se ajo bëri linçim dhe presion ndaj Valdete Dakës, kryetares së KQZ’së.
‘’Nuk i kuptoj këto deklarata dhe këtë urrejte patologjike. Zoti Pallaska nuk besoj që e ka ngritur zërin kur ka pasë kërcënime marramendëse ndaj sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ajo në një debat.
‘’Nuk e di për çfarë kërcënimi e linçimi po flisni. Nuk mund të rri në rrjete sociale se cka po shkruajnë për atë e atë’’, shton ajo.