Lëvizja Vetëvendosje thotë se secila votë do të numërohet, duke filluar nga Albin Kurti

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje thotë se secila votë do të numërohet, duke filluar nga Albin Kurti

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:08
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje thotë se secila votë për këtë parti do jetë e vlefshme.

Në faqen zyrtare të Vetëvendosjes thuhet se prej numrit 1, Albin Kurtit e deri në fund do të numërohet secila votë.

Nga kjo parti kërkohet që vetëm mos të votohen mbi pesë numra.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe.

Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.

T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat