A e krahasoi Albin Kurtin me Hugo Chavezin, kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit

Aktuale

A e krahasoi Albin Kurtin me Hugo Chavezin, kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Më herët ka pasur lajme që kanë qarkulluar se Vjosa Osmanin në një debat e ka krahasuar Albin Kurtin me Hugo Chavezin, por ajo e ka mohuar se e ka thënë një gjë të tillë.

Ajo në Rubikon e ka mohuar se ka thënë atë gjë ndaj Kurtit, por ka treguar se ka folur për pushtetet dhe dy rrymat që kanë ekzistuar për kohën.

Por Osmani ka pranuar se ka pasur paragjykimet dhe dallimet e veta edhe ndaj tij edhe me herët, por ka shtuar se duke e njohur gjithnjë e më shumë dhe kohëve të fundit pas kontakteve të shumta që ka pasur ajo ka ndërruar edhe qëndrim.

Duke theksuar se lista e tyre e përbashkët do të arrijë fitore plebishitare me mbi 61 deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat