Teutë Rrusta nga PSD-ja ka thënë që ende nuk e di arsyen politike se përse u.d e presidentes Vjosa Osmani, është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Rrusta ka theksuar që Osmani nuk ka dashur që të operojë më në LDK, pasi e ka parë rënien e tyre, ndërsa e pa ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Slogani ‘Guxo’ i Vjosa Osmanit u shndërrua në njëfarë frike. Nuk guxoi të kandidojë me listën e saj e vetme dhe ajo u bë pjesë e disa pazareve. Unë e kam lexuar marrëveshjen 10 pikëshe të tyre, ku flitet në termat e një bashkëpunimi, disa terma të vokët të cilët kanë me përcjellë këtë qeverisje, ku nuk paraqitet asnjë frymë ndryshimi që këta e pretendojnë”.
“Vjosa Osmani politikisht në botëkuptime nuk dallon nga LDK-ja, por i braktisi ata në momentin kur e pa që VV-ja është në ngritje. Osmani i shërben në mënyrë ideale Albin Kurtit kundër LDK-së si argument”, u shpreh Rrusta.