Labinot Tahiri fton partitë që t'i mbledhin paratë për shërimin e Fitim Mehmetit, i dhuron 5 mijë euro për të

Aktuale

Labinot Tahiri fton partitë që t'i mbledhin paratë për shërimin e Fitim Mehmetit, i dhuron 5 mijë euro për të

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:59
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri u ka bërë thirrje partive politike që të bëhen bashkë dhe t'i bëjnë paratë për ta dërguar në Turqi për shërim, Fitim Mehmetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se i dhuron 5 mijë euro, nga 130 mijë sa është e nevojshme, përcjell Bota sot.

Ai u ka thënë liderëve të aprtive politike se ai është votues dhe zjarrfikës dhe se tani duhet bërë bashkë që të ndihmohet e dërgohet për shërim.

Postimi i tij i plotë:

THIRJE PËR PARTITË NË KOHË FUSHATE ME E SHPETUA KËTË DJALË

E kam një ide për shpëtimin e këtij djalit nga LEUKEMIA, mbase ne shtetin tonë nuk mundet as ky me u shërua!

1/ Nëse ndonjëra parti ose të gjitha partitë, e kanë mundësinë që të bëhen bashkë, që ta shpëtojnë këtë djalë, le t'i bëjnë paratë, dhe le të mi dorëzojnë, që ta dërgojmë për shërim në TURQI.

Për me ju ndihmu partive me i mbledh këto para, 130.000€, unë dhe ne, i dhurojmë 5000€.

Ta shohim tani a po lajmërohet ndonjëra parti?

MOS HARRONI LIDERË të dashur të partive, se djali është sot votues i juaji dhe zjarrfikës , dhe jeta e tij varet nga; Zoti, ju dhe shteti; qoftë Presidenti, Kryeministri apo ministria me listat e deputetëve.

Tash filloni dhe shkruani komentet e juaja te dashur qytetarë...!

Ne po presim!

nr im është ;

0038349139900

Me mua direkt mundeni me kontaktua ju të nderuar! M

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat