Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj përsëri ka reaguar ndaj Albin Kurtit.
Lideri i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm në Kosovë.
E për këtë Behramaj thotë se, Kurti është 46 vjeçar, ndërsa shërbimi ushtarak do të bëhet deri në moshën 45 vjeç.
Pra sipas tij, Kurti po shpëton pa e kryer ushtrinë, duke e akuzuar se ka fobi ndaj uniformave pasi që edhe atë të UÇK-së e kishte refuzuar.
“Kurti paska deklaruar sërish që shërbimi ushtarak në Kosovë do të bëhet i detyrueshëm. Sigurisht nga mosha 18 deri në 45 vjeç, siç planifikonte më herët. Vetë, si 46 vjeçar, prapë shpëton pa e kryer ushtrinë. Ka fobi ndaj uniformave ushtarake, se edhe të UÇK-së e ka pas refuzuar! :))”, ka shkruar Behramaj.