Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka rrëfyer befasinë që e përjetoi në momentin që shkoi për të dorëzuar votën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, në njërën prej postave amerikane.
Baraliu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se me të arritur në postë, postieri i është drejtuar me fjalën "Kosova", duke i treguar se ka edhe shumë të tjerë si ai që po shkojnë të nisin votat përmes postët.
Për më tepër, ai nga postieri u shpërblye edhe me një zbritje prej 30% në dërgimin e zarfit në drejtim të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Heroi i jashtëzakonshëm i 14 Shkurtit
Sapo iu afrova, ma priti: "Kosova?!"
"Po, si po e din?!", ia ktheva.
"Vijnë me dhjetëra", më tha. "Ndjej bashkë me ju, më duket sikur jam edhe unë pjesë e përpjekjes suaj - prandaj kam marr vendim t'iu ofroj 30% zbritje të gjithëve!" - me befasoj, sepse nuk isha mësuar me zbritje për shërbime postare.
Në fund pagova vetëm $99 për 4 votat tona. Vota të dashnisë dhe ndjelljemirës, ani pse vetëm 2 nga to shkuan për VV! (herë tjetër për votat...)
#DHL #O'Donohue Osborne