Myrtezaj prezanton planin e LDK-së për politikën e jashtme, ja çka premton

Aktuale

Myrtezaj prezanton planin e LDK-së për politikën e jashtme, ja çka premton

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Valon Myrtezaj

Valon Myrtezaj i LDK’së ka prezantuar planin e kësaj partie për politikën e jashtme. Thotë se LDK historikisht ka arritur rezultate të mira në këtë fushë.

“Prioritetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në politikën e jashtme për shtetin e Kosovës, janë konsolidimi dhe forcimi i subjektivitetit të Kosovës në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha Myrtezaj.

“Sot aktualisht sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare është në një lloj anarkie dhe prandaj kjo kërkon aftësi dhe shkathtësi për vende të fuqishme e lëre më për vende të vogla si Kosova”, shtoi ai.

Myrtezaj thotë se në këtë fushë Kosova ka mund të bëjë shumë më shumë.

“Me njohjet është dashur të bëhet më shumë”, thotë Myrtezaj.

“Reforma e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thotë ai të jetë prej prioriteteve.

“Të jemi të kujdesshëm se kush vendoset në cilin vend”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat