Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-Covid

Aktuale

Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-Covid

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Lul Raka

Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu prof.dr.Lul Raka.

Ai vlerësoi se varianti i ri i Covid 19 duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.

Ai flet edhe për vaksinën kundër Covid 19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.

Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat