Aktivisti Rron Gjinovci thotë se diaspora është mobilizuar për zgjedhjet e 14 shkurtit. Meritë ai i jep edhe Valon Sylës për shkak të shkrimeve të tij për mërgatën.
“Kjo javë u shoqërua me të ashtuquajtura programe ose shpalosje e të ashtuquajturave programe të partive politike”, tha Gjinovci.
“Ka filluar votimi nga diaspora. Kanë nis me i dërguar zarfet’, shtoi ai.
“Besoj që në mobilizim të shumtë të diasporës ka kontribuar shumë Valoni me debatin që e pat nisur para disa kohe ku edhe e pat pësuar fizikisht paksa”, thotë Gjinovci.
Syla ishte rrahur në Prishtinë për shkak të shkrimeve të tij për diasporën.