Tomë Gashi: Deputetë të LDK-së e PDK-së do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Tomë Gashi: Deputetë të LDK-së e PDK-së do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi mendon se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e vendit me vota të LDK’së dhe PDK’së.

“Është e padiskutueshme që VV i fiton zgjedhjet. Askush nuk po e konteston. Ne po diskutojmë për numrin e deputetëve që do t’i ketë që është tepër i rëndësishëm’, thotë Gashi.

“Gjasat më të mëdha për tu bërë presidente i ka Vjosa Osmani”, thotë ai.

“Ne nuk e dimë numrin e saktë të deputetëve që do t’i ketë VV’ja. Mund t’i ketë edhe më shumë se 65’, tha Gashi.

“Ka gjasa që një numër i deputetëve të LDK’së e besoj që edhe të PDK’së, e votojnë Vjosa Osmanin për presidente”, tha ai.

“Mos me thënë që involvohet edhe Ambasada Amerikane”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat