Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit, ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Aktuale

Hoxhaj përshëndet letrën e Bidenit, ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Enver Hoxhaj dhe Joe Biden

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar Vuciqit, duke i  kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke.

Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat