Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, i ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
Pas kërkesës së Bidenit ndaj Vuçiqit për njohje të Kosovës, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili tha se nuk ka nevojë me qenë vizionar e as i mençur me i drejtu interesat e Republikës së Kosovës në harmoni të plotë me kërkesat dhe qëndrimet amerikane.
“Përderisa BE dhe Lajçak ende janë neutral karshi shtetësisë së Kosovës, Biden dhe administrata amerikane, njohjen e Kosovës nga Serbia e kanë kërkesë konstante”, shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Perderisa BE dhe Lajçak ende jane neutral karshi shtetesise se Kosoves, Biden dhe administrata amerikane, njohjen e Kosoves nga Serbia e kane kerkese konstante!
Nuk ka nevoje me qene vizionar e as i mençur me i drejtu interesat e Republikes se Kosoves ne harmoni te plote me kerkesat dhe qendrimet amerikane.
Pas vitit 2035 kur Kosova mundet me perfitu nga liberalizimi i vizave apo eshte ne nje faze te avancuar te integrimit evropian, mundemi me i harmonizu qendrimet me politiken e jashtme te BE-se.