Analisti politik Vigan Qorrolli, ka reaguar pasi presidenti amerikan Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Qorrolli ka thënë se është bërë e qartë se njohja do të jetë kryefjala e normalizimit mes dy shteteve, përcjell Bota sot.
Postimi i Qorrollit në Facebook:
Më qartë se kaq nuk mund të ishte.
President Joe Biden
në letrën uruese për ditën nacionale serbe i shkruan presidentit serb, Vuçiq, se pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me epiqendër të saj — “njohjen reciproke” midis dy vendeve.
Dmth NJOHJA do jetë kryefjala e normalizimit mes dy shteteve.
Urime!