Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një letre të dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thuhet në letrën e Biden-it.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti e ka mirëpritur këtë letër.
Ai përmes një postimi në Faceook, ka falënderuar presidentin amerikan, Biden.
Gjithashtu, Hoti ka “thumbuar” opozitën vendore, duke thënë se i kishte paralajmëruar.
Ndryshe, Hoti në Uashington, më 4 shtator 2020 pati nënshkruar marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte e organizuar nga presidenti i asaj kohe, Donald Trump.
Postimi i plotë:
Kur i ke miqtë e fortë ... vera te dera.
Ju kam paralajmëruar!
Faleminderit Presidenti Biden!