Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar në lidhje me fshirjen e komunikatave nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë të manipulojnë të ardhmen.
Postimi i plotë:
Ne jemi krenarë me të kaluarën tonë.
Ajo është historia e lavdishme që formësoi të ardhmen e fëmijëve tanë: lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin.
Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë ta manipulojnë të ardhmen!
E fshijnë ata që duan ta ndërtojnë një të ‘tashme imagjinare’ dhe për një grusht votash arratisen nga e kaluara e tyre.
Më 14 shkurt, Kosova voton për të ardhmen që nuk i tutet të kaluarës, por mburret me të.