Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka dal sot me një parashikim të ri për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë deri në 53% të votave më 14 shkurt, derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai parasheh që nuk do të fitojë as 10% apo 95 mijë vota, përcjell Bota sot.
Baraliu ka ironizuar, duke thënë se nuk po i publikon më mirë rezultatet se “do të alivanoset Isa Mustafa”.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
...rreth "sondazheve", qysh thotë
Valon A. Syla.
Jam në hall. Modelet matematike e kanë një pikë ku ju del hirra, kur rezultatet tejkalojnë logjiken, psh. Gamestop apo Bitcoin. Sot, VV po se po 50%+, deri në 53% po m'del, por çka s’po muj me kuptu është se LDK kurrsesi s'pe kalon 10%, apo 95k vota. Madje - ka gjasa jo zero që me këtë trend edhe me ra nën prag deri me 14!
Jam në habi, s'di çka u ba, më mirë s'po i publikoj rezultatet se alivanoset Isa.