Diplomati, Sabri Kiçmari përmes një postimi në Facebook ka thënë se në letrën e presidentit të SHBA, Joe Biden është tejkaluar në përmbajtje ‘marrëveshja’ e 4 shtatorit.
“Në letrën e presidentit të SHBA Joe Biden dërguar presidentit serb Vuçiq është tejkaluar në përmbajtje “marrëveshja” e 4 shtatorit. Presidenti Biden e fton Vuçiqin që të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën bazuar në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Kiçmari.
Tutje, ai shprehet se kjo është Amerika që e duam, e lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
Andaj sipas tij, Repubika e Kosovës duhet ta ruajë konstanten e saj orientuese: për një miqësi të përhershme me SHBA.