Pas letrës së Biden dërguar Vuçiqit, reagon edhe këshilltari i Pacollit, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Pas letrës së Biden dërguar Vuçiqit, reagon edhe këshilltari i Pacollit, këto janë fjalët e tij

Nga: M.H Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Biden

Gjatë ditë së sotme presidenti I Amerikës, Joe Biden ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë në Kosovë, Avdullah Hotit gjithashtu edhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Biden i bëri thirrje presidentit të Serbisë që të punojë drejt reformave evropiane dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Në lidhje me këtë letër ka reaguar edhe këshilltari I Behgjet Pacollit, Naim Murseli I cili u shpreh që letra e Biden nuk dallon nga ajo e Trumpit, përcjell “Bota sot”.

Murseli ndër të tjera shkruan që nuk është politika amerikane si "Sheshi Skënderbej" në Tiranë e cila ka ndryshuar sa herë është ndryshuar Kryetari.

Postimi i plotë

LETRA E PRESIDENTIT BIDEN NUK DALLON ME ATE TË PRESIDENTIT TRUMP:

"Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndërsa u takon palëve që të arrijnë një marrëveshje që mund ta mbështesin të dyjat, vlerësojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë element thelbësorë i normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve"

Kjo ishte letra e dërguar nga Presidenti Trump për atë serb, Vuçiç në shkurt të vitit 2019. Do të thotë plotësisht e ngjajshme me atë të Presidentit Biden. Kjo për shkak se politika amerikane ndaj Kosovës nuk ndryshon.

Nuk është politika amerikane si "Sheshi Skënderbej" në Tiranë e cila ka ndryshuar sa herë është ndryshuar Kryetari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat