Duke qenë se Albin Kurti është kandidati numër 1 në listën e LVV-së për këto zgjedhje dhe duke qenë se Kurti nuk mund të kandidojë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la jashtë të parin e VV-së për shkak të veprës penale, në publik u krijua një paqartësi, nëse vota për Kurtin do jetë valide apo jo.
Por, Alim Rama, ka treguar se vota për Kurtin nuk shkon huq, por, është mbështetje për VV-në.
“1. Secila votë që shkon për 127 - LVV është e vlefshme. Në rast se votuesi mandej rrethon numrin 1 - Albin Kurti, ajo votë vazhdon të jetë e vlefshme për subjektin dhe tregon mbështetjen ndaj kreut të LVV dhe kryeministrit të ardhshëm. Po ashtu, vota për kandidatët e tjerë vazhdon të jetë e vlefshme.
2. Vota për Albin Kurtin nuk i transferohet asnjë kandidati tjetër të caktuar, por mbetet vota për LVV. Kjo është më se e sigurt” tha ai.
Ja statusi i plotë: