Xhelal Sveçla: Çka s’po shohim! Shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit, po mburren me Bidenin

Aktuale

Xhelal Sveçla: Çka s’po shohim! Shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit, po mburren me Bidenin

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se shokët e Richard Grenellit dhe mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, po mburren me presidentin Joe Biden.

Ai teksa i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, ka thënë se ai dikur e qortonte Albin Kurtin pse e mbështeste Bidenin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Biden i ka kërkuar reciprocitet presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e reciprocitetin “shokët e Grenellit” e larguan mes pandemisë.

Sveçla i ka quajtur të pafytyrë dhe të dobët.

Postimi i plotë i Sveçlës në Facebook:

Çka s’po shohim. Shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit, po mburren me presidentin Biden.

Janë shumë të dobët, por dobësia e tyre nuk duhet të bëhet dobësi e Kosovës.

Kur Albin Kurti e mbështeti presidentin Biden haptazi në fushatë, e bëri sepse e dinte qëndrimin e Joe Biden në mbështetje të Kosovës.

Ndërsa këta që “ua ka bërë Zoti verë e raki” na qortonin se pse e mbështetëm Bidenin.

Kjo që Biden i ka kërkuar Vuçiqit, - mutual recognition - i bie njohje e ndërsjellë, pra reciprocitet. Ndërsa këta shokët e Grenellit, për me largu reciprocitetin e rrëzuan qeverinë në mes të pandemisë.

Janë shumë të pafytyrë, por pafytyrësia e tyre nuk do të qeverisë më me Kosovën.

Presidenti Biden do ta ketë partnerin legjitim dhe të denjë për bashkëpunim në Kosovë, Albin Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat