Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook ka falenderuar Presidentin amerikan Joe Biden, duke shkruar në Facebook se ‘kur i ke miqtë e fortë..vera te dera’.
“Kur i ke miqtë e fortë ... vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden”, shkruan Hoti në Facebook.
Por ndaj këtij postimi të tij në Facebook, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyҫi. Ai i ka kërkuar Hotit që të kërkoj falje që bashkë me Hashim Thaҫin ka udhëtuar për në Uashington. Ai shkruan poashtu se duhet t’i falesh prokurorit special që të shpëtoi.
“Më vjen mirë zoti Hoti, por duhet të kërkoni falje pse pranuat në qershor 2019 të niseni me Thaçin për Uashington. Duhet t’i falesh prokurorit special që të shpëtoi”, shkruan profesor Bytyҫi.