Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se sondazhet në Kosovë po porositen.
Ai ka thënë se nuk e shqetësojnë sondazhet ku shumica prej tyre partinë e tij e renditin të tretën, por thotë se duhet që subjketi i tij të punojë.
“S’ka të bëje me shqetësim. Sondazhet te ne po porositën”, ka deklaruar Haziri.
Ai tha se LDK-së i mbetet të angazhohet.
“Neve na mbetet me dal me punu, me spjegu ku është mosbesimi, paqartësia, cilat janë politikat e gabueshme, afirmative dhe për interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Haziri.
I pyetur për largimin e Vjosa Osmanit tha se nuk i ka mbetur hatri, por nuk e ka pritur që Vjosa të bëjë një lëvizje të tillë politike, siç e ka bërë.