Në komunën e Prizrenit që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes është gjobitur pikërisht subjekti Lëvizja VETEVENDOSJE! për mos respektimin e masave Anti covid për tubimin e mbajtur në “Terzi Mahalla” të Prizrenit, të shtunën.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.
“Po, inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët e AUV, i kemi dënuar pas tubimit të mbajtur në shkollën Mustafa Bakiu. Gjoba është e njëjtë sikurse të gjitha subjektet juridike që i kemi dënuar tashmë”, ka thënë Muçaj
Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë, pas Prishtinës që ka filluar t’i dënojë partitë politike për grumbullimet e njerëzve nëpër tubime, për shkak të mos respektimit të masave kundër përhapjes së pandemisë.