Lutfi Haziri për Albin Kurtin: Vjen një kohë kur njerëzit nuk e votojnë më

Aktuale

Lutfi Haziri për Albin Kurtin: Vjen një kohë kur njerëzit nuk e votojnë më

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:02
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri, foto ilustrim nga "Bota sot"

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për sondazhet që po bëhen lidhur me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Haziri tha se sondazhet në Kosovë po porositen dhe kjo, sipas tij, është fakt.

“Unë jam prej njerëzve që i marr seriozisht sondazhet. Të ne sondazhet po porositen, kjo është fakt. Ato po e krijojnë ambientin dhe ndikimin politik, mirëpo  neve na mbetet me dal me livru pra me punu, ku janë ato paqartësi dhe cilat janë ato politika të gabueshme për ti sqaruar edhe qytetarët”, tha Haziri

Kreu i Gjilanit po ashtu ka deklaruar se do to vijë koha kur njerëzit nuk do ta votojnë më Albin Kurtin.

“Vjen një kohë kur njerëzit nuk e votojnë më”, tha ai ndër të tjera në Kanal 10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat