Kandidati për deputet i LVV-së, Mefail Bajqinovci, është pritur sot në zyrën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Bajqinovci në Facebook.
Ai ka shkruar se kanë biseduar për referendumin e datës 14 shkurt.
Postimi i plotë:
Me kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri bashkêbiseduam për referendumin e datës 14 shkurt.
Krejt dhe Drejt me Albinin
#mefailbajqinovci70