Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar edhe një sondazh nga komunat.
Kësaj radhe nga komuna e Gjilanit.
Por kësaj here në këtë sondazh me përqindje printe Lidhja Demokratike e Kosovës, ani pse me renditje VV-ja dukej e para me një përqindje prej 29.3%.
E si duket kandidati i VV-së tek pas publikimit të sondazhit e ka parë që LDK-ja ani pse në listë e dyta kishte përqindjen më të madhe se partia e tij me 31.7% dhe menjëherë pas dy minutave ai e ka fshirë sondazhin nga profili i tij.