Isa Mustafa i ashpër: LDK garon të dal e para, alarmon se një armatë e tërë kundërshtarësh është ngritur kundër partisë së tij

Aktuale

Isa Mustafa i ashpër: LDK garon të dal e para, alarmon se një armatë e tërë kundërshtarësh është ngritur kundër partisë së tij

Nga: N. H Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Isa Mustafa

Kreu aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër duke thënë se për këto zgjedhje, partia e tij garon të dal e para, dhe të qeverisë me vendin.

Mustafa thotë se dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Madje, ai madje alarmon se një armatë e tërë kundërshtarësh, “është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”.

Ja shkrimi i tij:

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.

Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.

Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.

Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat