Para 5 vitesh, kur kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte qenë kryeministër i Kosovës, gjatë një vizite në Junik ishte sulmuar me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E pas 5 vitesh, kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Junik, Demokrat Ganijaj, ka ndërmarr një aksion ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit, gjatë ditës së djeshme kur ky i fundit vizioi Junikun.
Përmes një postimi në facebook, Ganijaj e ka quajtur ‘hakmarrje’ aksionin e tij.
“Baca Isë u kry! Mora hak, jo me dhunë, por me modesti. ??”, ka shkruar Ganijaj, përcjellë “Bota sot”.
E në rrjetet sociale është publikuar edhe momenti, kur Ganijaj ia dhuron dy vezë kreut të VV-së, Albin Kurtit, i cili në këto zgjedhje synon postin e kryeministrit.