Hoti reagon pas fshirjes së komunikatave, kujton kohën kur Vetëvendosje kundërshtonte proceset që sollën pavarësinë

Aktuale

Hoti reagon pas fshirjes së komunikatave, kujton kohën kur Vetëvendosje kundërshtonte proceset që sollën pavarësinë

Nga: A.Morina Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:41
Avdullah Hoti

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndërmarrë një aksion për të fshirë nga faqja zyrtare e saj të gjitha komunikatat që janë publikuar deri në vitin 2014.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me këtë veprim të Vetëvendosjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ‘thumboi’ VV-në, duke thënë se derisa ata krenohen me historinë e tyre politike, të tjerët angazhohen në zhdukjen e veprave të tyre.

“Krahu tjetër intenzivisht të angazhuar për zhdukje të veprave të tyre kundër proceseve që sollën lirinë e pavarësinë”, u shpreh Hoti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Duke u krenuar me historinë tonë politike, ne kërkojmë besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme me plan për zhvillim e punësim, për rend e ligj, për arsim e shëndetësi, për investime amerikane në Kosovë.

Krahu tjetër intenzivisht të angazhuar për zhdukje të veprave të tyre kundër proceseve që sollën lirinë e pavarësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat