Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës.
Ishte Mustafa që më herët përmes një shkrimi në Facebook, kishte “goditur” analistët.
“Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kënaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”, kishte shkruar Isa Mustafa.
E pas kësaj, menjëherë ka reaguar edhe Kimete Berisha e cila thotë se nuk shkruan atë që din, por atë që dëshiron, përndryshe sipas saj, do ta “kishte pakur” Mustafën.
“Të siguroj se nuk varet prej nesh, prej neve pseudo-analistëve qysh na quan Ti, as prej profesorëve që ti i nënçmon sepse jetojnë jashtë Kosovës”, shkruan Berisha.
Sipas saj, Kurti i fiton zgjedhjet, kurse Mustafa duhet të qetësohet.
Postimi i plotë:
Kujt i thua ti 'kënaçe politike'?
You talkin' to me?
Se nëse e ke fjalën për mua, boll gabim e ke.
Unë jam e mirë, e butë, e urtë, e kam trupin si shishe e coca-colës. Ti mos e tërheq fjalën.
Thuaj çka ta do loçka e zemrës, por gjynah që zemra po të do kaq pak.
Nëse do, mund të të ndihmoj të shkruash kundër meje.
Se fati yt që unë shkruaj veç çka dua, e jo krejt çka di, se t'kisha lënë t'pakur çka t'kisha thënë tani në këtë çast.
P.S. Albin Kurti i fiton zgjedhjet, bindu Isa Mustafa dhe qetësohu.
Me rend është kjo dynja.
Të siguroj se nuk varet prej nesh, prej neve pseudo-analistëve qysh na quan Ti, as prej profesorëve që ti i nënçmon sepse jetojnë jashtë Kosovës.
Ndjeke logjikën.
Nuk vendosim Ne me shkrimet tona kush i fiton zgjedhjet.
Ke vendosur Ti që zgjedhjet ti fitojë Albin Kurti..
You know what I mean?
Je bërë bozë,
oh sa helaq je bërë.