VV reagon ndaj Isa Mustafës: Pas Agimit edhe ty do të të shkarkojmë, nuk të shëpton më...

Aktuale

VV reagon ndaj Isa Mustafës: Pas Agimit edhe ty do të të shkarkojmë, nuk të shëpton më...

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 19:17
VV

Kandidati për deputet nga VV, Dimal Basha, ka reaguar ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka bërë thirrje që të votohet Avdullah Hoti për kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka pyetur atë se pse tani po iu drejtohet qytetarëve, ndërsa para 6 muajsh thoshte se nuk vendos qytetari kush e formon qeverinë, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se në Parlament kishte thënë se pas Agimit do ta shkarkojnë edhe atë, derisa ka shtuar se tani nuk e shëpton as shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Postimi i tij i plotë:

Isa paska kërku qytetarët me votu Dullën që ai me formu qeverinë.

E pse Isë tash po ju drejtohesh qytetarëve, se para nja 6 muajve thojshe që nuk vendos qytetari kush e formon qeverinë?

Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat