Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar lidhur me ndryshimet e qëndrimeve të politikanëve dhe partive politike.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur një politikan apo parti i ndryshon qëndrimet përpara dhe gjatë fushatës elektorale, kush e ndalon që t’i ndyshojë qëndrimet pas saj dhe gjatë qeverisjes, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se do të shohim se si do ta bëjnë këtë dhe do të thonë se nuk është asgjë.
Postimi i tij i plotë:
Kur një politikan apo parti politike i ndryshon qëndrimet përpara dhe gjatë fushatës elektorale, kush e ndalon që t’i ndryshojë qëndrimet pas saj dhe gjatë qeverisjes? Kemi me qenë kësajde edhe kemi me i pa duke i ndërru e ndryshu dhe duke thënë kurgjë s’është kjo.