Lidhur me letrën e presidentit Amerikan, Joe Biden, ka reaguar edhe diplomati i njohur, Shaban Murati.
Murati përmes një shënimi, ka bërë një pyetje publike pse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën e presidentit Joe Biden drejtuar dje Serbisë për njohjen e Kosovës.
Sipas Muratit, dikur qeveria shqiptare e kishte përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit.
Ja reagimi i plotë:
“Një pyetje e natyrshme”,
“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën zyrtare të presidentit të ri amerikan Joe Biden drejtuar me shkresë zyrtare në 7 shkurt 2021 Serbisë për njohjen e Kosovës.
Në një kohë që qeveria e Shqipërisë e ka përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit?”