Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, orë më parë u ankua lidhur me sulmet që po i bëhen LDK-së.
Madje Mustafa tha se “dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së”.
E pas këtij shkrimi, ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti. Ai përmes një postimi në Facebook, i ka bërë me dije kreut të LDK-së se askush nuk i ka faj për të bëmat e tij.
Ja reagimi i plotë:
Reagim ndaj Isës, nga një analist, sipas tij, i panjohur
Ise, nuk të ka faj asnjë portal, asnjë analist, askush nuk të ka faj. Fajet i ke vet, sepse lakmia të ka verbu, je verbu përpara lakmisë aq sa Hashimin e bërë president, dhe "ata që na vranë" siç thoje dikur, bërë me ta koalicion.
Ise, nuk është turp me qenë analist i panjohur, apo i dështuar, sepse kjo ka të bëjë veç me fatin e një individi, por të jetë një politikan i korruptuar, i pa ndershëm kjo është tragjike, sepse ka fatin e një populli në dorë.
Kërkush nuk të ka faj Isë që të ka ardhur fundi, shaj e bërtit sa dush, ke ngel i vetëm Isë, ngushëllohu me ato para që i fitove me mashtrime..Ise..ty tu ka kall bishti, nuk është kall bota...